KRYESORE

Vëzhguesi i PE-së: Askund s’kam parë parregullsi si në zgjedhjet në Serbi, të përsëriten votimet në Beograd

Deputeti socialist dhe demokrat Andreas Shider ka thënë të mërkurën se nuk ka parë kurrë parregullsi sikurse në zgjedhjet e fundit në Serbi dhe kërkoi përsëritjen e tyre në Beograd.

“Kam vëzhguar shumë zgjedhje, por ato që u zhvilluan në Serbi ishin larg çdo standardi evropian”, tha Shider për N1, i cili ishte gjithashtu anëtar i misionit të Parlamentit Evropian që vëzhgoi zgjedhjet në Serbi.

Ai mendon se do të ishte e nevojshme të bëhet një hetim ndërkombëtar, ose së paku të përsëriten zgjedhjet në Beograd, por në kushte të reja. Ai shtoi se në Serbi është problem i madh të kryhet një hetim i pavarur dhe i hapur, sepse ndarja në shoqëri është e thellë dhe sistemi gjyqësor dhe media shtetërore nuk janë mjaftueshëm të pavarura.

Shider tha se dita e zgjedhjeve në Serbi ishte shumë specifike dhe se vëzhguesit e huaj tashmë ishin të informuar nga misioni parazgjedhor se kushtet nuk ishin të barabarta, se presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Partia e tij Progresive Serbe ishin të përfaqësuar në mënyrë disproporcionale në mediat shtetërore, ndërkohë që opozita kishte qasje të kufizuar, si dhe se njerëzit silleshin në zgjedhje nga jashtë.

Ai shprehu besimin se të paktën në zgjedhjet në Beograd, rezultati do të ishte ndryshe nëse zgjedhjet do të ishin organizuar më mirë dhe do të kishte pasur më pak mashtrime.

“Së pari, më lejoni të jem i qartë, kjo nuk është në përputhje me standardet evropiane, kjo është larg çdo standardi. Unë kam vëzhguar shumë zgjedhje, këto janë larg standardeve me të cilat jemi mësuar. Ata që kanë pushtet dhe kontroll mbi këto zgjedhje po shkojnë keq dhe nuk po punojnë në interes të vendit të tyre”, tha Shideri, raportoi mediumi serb “BETA”.

Shideri po ashtu ka rikujtuar se Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian janë shumë kritikë ndaj procesit zgjedhor në Serbi dhe kjo, siç paralajmëroi, ka një ndikim negativ në negociatat për anëtarësim në BE.

Ai tha gjithashtu se është e vërtetë se në periudhën e kaluar zyrtarët e BE-së ishin shumë të sjellshëm ndaj autoriteteve në Serbi, gjegjësisht se komisionari për Zgjerim dhe disa zyrtarë të tjerë evropianë ishin “shumë të butë”.

“Jo në kuptimin që nuk e dënuan Serbinë dhe popullin serb, por kur folën për sundimin e ligjit, lirinë e mediave. Ata duhet të jenë më të rreptë”, u shpreh ai.

Sipas tij, BE-ja duhet të jetë shumë e qartë dhe e mprehtë kur bisedon me zyrtarët serbë për sundimin e ligjit, gjyqësorin e pavarur, lirinë e mediave dhe zgjedhjet funksionale dhe të ndershme, sepse “standardet evropiane nuk janë në shitje”.

“E gjithë kjo në Serbi nuk është e mirë dhe duhet të themi se duhet të jemi të ashpër, se nuk e pranojmë atë që po ndodh. Ne jemi thellësisht të shqetësuar dhe duhet të ketë një ndryshim në qëndrim dhe sjellje”, tha Shideri.

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian (PE) njoftoi të hënën se raportet e besueshme të mashtrimit zgjedhor në Serbi shkaktojnë shqetësim serioz dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara.

Në një deklaratë të publikuar në ueb sajtin e saj, grupi i Socialistëve dhe Demokratëve shprehu mbështetjen e tij të plotë për njerëzit në Serbi që kërkojnë drejtësi, demokraci dhe të ardhmen evropiane. /KSP


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

3 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shoqata e Onkologëve të Kosovës kërkon punësimin e specialistëve të rinj të onkologjisë

Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…

13 minuta ago
  • KRYESORE

Grenell i reagon ashpër Osmanit: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike

Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…

1 orë ago
  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

3 orë ago
  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

5 orë ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

6 orë ago