Tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë Krujës. Mesditën e kësaj të diele është qëlluar mbi 60 herë me armë zjarri kallashnikov në drejtim të një mjeti në lëvizje që për pasojë mjeti ka marrë flakë. Dyshohet se kemi të bëjmë për hakmarrje të grupeve kriminale.
Një prej viktimave ka dalë nga makina tip ‘Volkswagen’ por nuk ka shenja jete ndërsa dy persona të tjerë morën plagë të rënda dhe ndërruan jetë brenda makinës që digjej. Atyre i është bërë pritë mbi urën e Fushë-Krujës nga persona të maskuar që kanë dalë para automjetit.
Ndonëse kalonin makina të tjera, autorët kanë qëlluar vetëm shënjestrën e tyre. Nga targat e mjetit rezulton se mjeti është në pronësi të një personi me banim në Fushë Kuqe. Për shkak të atentatit është krijuar radhë në autostradë. Nuk dihet ende nëse pronari ishte në makinë dhe kush ishte shënjestra e këtij atentati. Ambulanca dhe policia po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.
Në përditësim…