Një motoçiklist që thuajse humbi jetën teksa drejtonte me më shumë se 225 km në orë në autostradë, është përplasur duke thyer më shumë se 20 kocka në aksidentin e regjistruar nga kamerat ne SHBA.
Drejtuesi i paemëruar, i cili njihet si Street Demon kishte postuar pamjet e frikshme në rrjetin YouTube, ku shihej momente që mbetet pa ndjenja pasi kërkon të hyjë mes një veture e një kamioni me rreth 225 km në orë, por mjetet nuk i dhanë hapësirën e nevojshme.
https://www.youtube.com/watch?v=3hPMM0APwvs&t=238s&ab_channel=StreetDemonPC
Video tregon motoçiklistin me mjetin e tij të fuqishëm Honda CBR600RR që përplaset në autostradën Interstate 95 jashtë Daytona Beach në Florida.
Në pamjet e frikshme prej rreth 3 minutash motoçiklisti entuziast shihet që parakalon mjetet i paduruar dhe nuk e kupton se automjetet po ndërronin.