FOTO&VIDEO

VIDEO/ “Asfalti shkërmoqet me këmbë”, banorët e Postribës protestojnë për rrugën

Banorët e Postribës në Shkodër protestojnë për rrugën. Rikonstruksioni i saj ka nisur, por siç shprehen banorët punimet nuk po kryhen siç duhet. Bëhet fjalë për rrugën që lidh dy fshatrat Mes dhe Kullaj. Ata kërkojnë që Bashkia të mos marrë në dorëzim këtë aks rrugor që po shfaq probleme që në fillim të punimeve.

Rruga prej 3 kilometrash që do lidhë banorët e fshatrave Mes dhe Kullaj në njësinë Administrative Postrribë të Shkodrës, që në 400 metrat e parë të projektit ka shfaqur problematika.

Gazetari Simon Shkreli raporton për Abc Neës se për shkak të cilësisë së punimeve dhe mosrespektimit të projektit banorët kanë dalë në protestë. Shtresa e asfaltit të ri mbi asfaltin e vjetër nuk është më e trashë se dy cm .

“Këta dun veç me marr paret. Shihni si hapet asfalti me këmbë”, shprehet një banor. Ndërsa një tjeter shprehet se “ka qenë më e mirë rruga e bërë 15 vjet më parë”.

Banorët kërkojnë që Bashkia mos ta marrë në dorëzim rrugën deri sa të bëhet në parametrat e duhur. Investimi kap shifren e 10 milion lekëve të reja dhe po kryhet me fondet e Bashkisë së Shkodër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

7 orë ago