FOTO&VIDEO

VIDEO: Çmenduria, BMW “X6″ përfundon në digën e liqenit artificial

Një akt çmendurak është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte të diga e Liqenit Artificial në Tiranë, me një BMW luksoze, tipike nën posedimin e ndonjë gangoje ndoshta nën efekte alkooli apo narkotikësh, që nga” Rruga e kosovarëve” i është ngjitur skarpatit në pjerrësi për t’u përplasur më pas me bordurën e liqenit, aty ku zakonisht ka këmbësorë ose biçiklistë, që nga mëngjesi e deri në mbrëmje.

Fjala është për një 26-vjeçar të identifikuar nga Policia, i cili po kërkohet tashmë prej kësaj të fundit, pasi është larguar nga vendngjarja duke hequr e marrë target e automjetit.

Njoftimi policor thotë: “Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip BMË me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’.



FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago