KRYESORE

VIDEO/ Dramë për rusët, ukrainasit çlirojnë brenda javës një territor sa 1/3 e Shqipërisë: Po ndodh e pabesueshmja

Forcat e ushtrisë ukrainase kanë rimarrë në kontroll territore të gjera që më parë ishin të pushtuara nga rusët në zonën e Kharkivit dhe Luhanskut.

Mediat ndërkombëtare, por edhe vetë rusët konfimojnë se ushtria e Putinit është tërhequr nga një territor i gjerë në zonat që mbaheshin të pushtuara më pas për shkak të kundërofensivës ukrainase.

 

Rusët theksojnë se kjo është një tërheqje taktike për t’u rigrupuar në një zonë tjetër, ndërkohë që ukrainasit kanë nxjerrë video të braktisjes së një sasi të madhe armatimesh dhe municionesh nga rusët gjatë largimit të tyre të shpejtë.

 

Ukrainasit përdorën një metodë të posaçme për të hequr vëmendjen e rusëve nga kundërofensiva në Kharkiv duke informuar vazhdimisht përmes një fushate të mirëorganizuar se po bëheshin gati në fakt për një kundërofensivë në zonën e Khersonit. Kjo bëri që rusët të tërhiqnin një pjesë të trupave nga Kharkivi duke i çuar në jug. Ky ishte pikërisht momenti kur ukrainasit sulmuan duke rimarrë rre 12 mijë kilometra katrorë nën kontroll.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

2 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

6 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

7 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

9 orë ago