Vajza të reja, 9-vjeç, po shiten për s**s, në atë që quhet “martesë e përkohshme”. Një dokumentar i BBC ka zbuluar se në Irak burrat paguajnë për një martesë vetëm për të kryer marrëdhënie sek***le, të cilat zgjasin vetëm disa orë.
Viktima janë vajzat minorene. Klerikët shiitë u filmuan duke ofruar ‘martesa kënaqësie’, në të cilat burrat, zakonisht të ndaluar të bëjnë se*s jashtë martesës, mund të paguajnë një prikë për një grua të përkohshme.
Një klerik pohoi se nuk do të ishte ‘aspak problem’ të martohesh me vajza aq të reja, edhe nëntë vjeç sipas ligjit Islam. Riti fetar daton në shekuj, pjesërisht synonte të lejonte burrat të kishin një marrëdhënie të ligjshme ndërsa ishin larg grave të tyre.
Sidoqoftë, disa burra irakianë dhe klerikë shiitë po abuzojnë, duke i dhënë një rimeso legjitimiteti prostitucionit të fëmijëve.
Kur reporteri shprehu shqetësim se po shfrytëzonte vajzën, kleriku i tha: ‘Nuk ka rrugëdalje’.
Një tjetër klerik, gjithashtu i filmuar në fshehtësi, u pyet nëse një martesë e përkohshme me një virgjëreshë 13-vjeçare do të ishte e lejueshme sipas ligjit Islam.