Ernest Muçi ka realizuar një gol spektakolar për Besiktas, në humbjen 2-1 ndaj Galatasarayt. Në sfidën e sotme, lojtari nuk u aktivizua titullar teksa u aktivizua në minutën e 68-të, në vend të Mario.
Pas një aksioni të shpejtë në minutën e 94-t, Muçi lëshoi një gjuajtje të bukur me të majtën, për ta ndalur në rrjetë, i ndihmuar edhe nga shtylla.
Ky është goli i parë sezonal për sulmuesin në Superligën turke ndërsa për Galatasaray-n, shënuan Osimhen dhe Sanches.
Sulmuesi kuqezi ishte i grumbulluar me Shqipërinë për ndeshjet e kaluara, por Silvinjo nuk i besoi duke luajtur 4 minuta ndaj Çekisë, ndërsa qëndroi në stol në sfidën në Gjeorgjisë.
ernest muci ağları temizlemiş#GSvBJK pic.twitter.com/tx8PkXaEDN
— yasarJK (@yasarcelikjk) October 28, 2024