Një fenomen i pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Stambollit në Turqi.
Siç shihet dhe nga pamjet që kanë bërë xhiron e mediave botërore, qyteti u mbulua papritur nga një re e zezë gjigante me përmasa deri në dhjetë kilometra. Dielli nuk u pa për 5 minuta dhe qyteti u errësua, sikur të ishte natë.
Meteorologu i CNN TÜRK Orhan Şen dha disa detaje në lidhje me këtë fenomen. Ai tha se shkak për errësirën e papritur është bërë një re e cila quhet ”Charlie Bravo Cloud”.
Sipas tij një trashësia e një reje të tillë mund të arrijë nga 2 deri në 16 km, çka i bën rrezet e diellit të mos depërtojnë në tokë.
Kjo sipas tij ishte dhe arsyeja pse qyteti u përfshi nga errësira totale për 5 minuta.
Yesterday Istanbul was suddenly covered by a giant black cloud up to ten kilometers in size. The Sun was not visible for 5 minutes and the city became dark, as if at night. pic.twitter.com/tr8CDZDbMY
— Tansu Yegen (@TansuYegen) April 19, 2023