FOTO&VIDEO

VIDEO/ Filmoi ndihmat në Ministrinë e Brendshme, policia tenton të arrestojë Adriana Kalanë

Policia ka tentuar sonte të arrestojë aktivisten Adriana Kalaja e cila në mëngjes filmoi momentin kur makinat me ndihma po zbarkonin tek Ministria e Brendshme.

E gjithë skena është filmuar nga aktivistë të tjerë të Aleancës për Teatrin. Ata kanë replikuar me policët, duke e penguar arrestimin e Kalasë.

Darvin Zalla shkruan në facebook:

“Tentative për arrestim të paligjshem nga policia. Dhe s’ mjafton kjo. Por u perpoqen ta nxirrnin me force nga makina. Pa treguar asnje dokument ndalimi. Nuk do lejojme askend te instaloje diktaturen ne kete vend. I zbrapsem. Aleanca dhe Adriana Kalaja na keni gjithmone në krahe. Rama ik

Më herët Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, M.J. dhe E.M. për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Sipas Ministrisë së Brendshme pamjet e publikuara janë pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë.

Pra ministria pretendon se nuk janë ndihma për të pastrehët, ato që ka filmuar Kalaja, por “prova materiale”. Por, ky pretendim është i çuditshëm sepse nuk ka ndodhur më parë që provat materiale të kapura në kushtet e flagrancës të hyjnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

25 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

14 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

20 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago