Gjuetari Aleksandr Moroz ishte duke ecur në pyll me pushkë kur papritur u sulmua nga një ari që dukej shumë agresiv.
Disa javë më parë, një video mjaft shqetësuese u shfaq në YouTube, ku tregohej një gjahtar duke u përballur me një arushë shumë agresive. Deri më tani, videoja dramatike është parë nga më shumë se 2.4 milionë njerëz dhe do ta shihni pse.
Rusi Aleksandr Moroz ishte duke ecur në pyll me pushkë kur papritur i del përpara një arushë që dukej shumë agresive. Ariu iu afrua vetëm pak metra larg, por gjëja më e pabesueshme në gjithë këtë situatë është vendimi i tij për të mos e qëlluar.
Gjuetari mund të kishte zgjidhur gjithçka me një të shtënë nga pushka e tij, por vuri re se ariu kishte tre këlyshë me vete, ndaj vendosi të mos i privonte nga mamaja e tyre. Gjuetari padyshim e njeh mirë sjelljen e kafshëve të egra sepse me siguri e ka kuptuar që ariu nuk dëshiron ta vrasë apo ta dëmtojë, por vetëm ta largojë, shkruan klik.hr.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…