FOTO&VIDEO

VIDEO / Kritika e Ramës ndaj Donald Trump: I hapi rrugën “armikut”, ka kaluar Kinën me infektimin

Kryeministri Edi Rama, gjatë mesditës së sotme ka drejtuar një mesazh disa prej qytetarëve që sipas tij “nuk duan të marrin vesh“.

Në tentativë për të qenë më se i qartë me këta qytetarë, dashur pa dashur, bëri edhe një deklaratë ku la të kuptohet se është kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose të paktën nuk është dakord me mënyrën e menaxhimit të situatës nga Trump, për koronavirusin ne Amerikë.

Gjatë mesazhit të tij Rama thotë se Presidenti i SHBA-ve u kishte thënë qytetarëve se virusi do kalonte shpejt, e sot po përballet me një situatë që spitalet nuk kanë më vende, dhe kjo sipas Ramës ka ndodhur sepse nuk janë marrë masat e duhura.

“Meqë keni qejf shembujt me Amerikën, Presidenti u thoshte deri dje se kjo do iki shpejt, thjesht do iki. E shikoni tani se çfarë u thotë amerikanëve. Ndërkohë që duke pritur që të iki vetë i hap rrugën armikut. Sot kanë kaluar Kinën me infektim dhe s’po kanë më as vend dhe as mjete mbrojtëse për mjekët dhe infermierët në spitalet e Nju Jorkut.

Amerika është Amerikë dhe mbase dhjetëra mijëra të vdekur nuk i ka aq problem sa ne. Po ne që me Amerikën nuk krahasohemi dot në asnjë gjë, si mund t’ja lejojmë vetes të lëshohemi dhe të vëmë në diskutim jetën duke moskuptuar se kjo është një luftë për ekzistencë dhe jo një lojë kukamçefti e politikës së poshtër siç kanë qejf ta quajnë disa nga ju.

Realisht nuk di si të flas me disa prej jush që nuk duan të marrin vesh, nuk duan të hapin sytë e të shohin realitetin. Me siguri di vetëm një gjë, që po vazhduam kështu do ta kalojmë pa qindra mijëra viktima, dhe do hapim pjesë –pjesë rrugët e jetës normale, më herët se të tjerët.

Po u lëshuam, po u dorëzuam, me të dalë ku të dalë, ne do bëhemi turpi më i madh i këtij vendi, dhe gazi i planetit”, shprehet ndër të tjera Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

3 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

22 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago