VIDEO/ Ku është Putini? Merkeli kërkon Putinin

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti Francez Emanuel Makron reaguan hutuar kur kuptuan se Presidenti Rus Vladimir Putin nuk ishte pranë tyre në një fotografi ceremoniale në konferencën e Libisë në Berlin.

https://www.facebook.com/ntvofficial/videos/314298766187699/

Siç shihet në video, Merkel dhe Makron, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në samit, ishin duke u përgatitur për fotografinë protokollare, por vunë re se udhëheqësi rus nuk kishte mbërritur ende.

Zyrtarët shikuan njëri-tjetrin dhe më pas kancelari gjerman pyeti Sekretarin e Përgjithshëm të KB Antonio Guterres se ku ishte Vladimir Putin.

Pas disa çastesh, u shfaq udhëheqësi rus. Presidenti francez e përshëndeti menjëherë, ndërsa Merkel udhëzoi Putinin se ku të ndalet për një fotosesion.