VIDEO: Makina e drejtuar nga adoleshenti del nga rruga, shpëton mrekullisht polici në SHBA

Një oficer policie në një qytet të SHBA-së u shpëtua mrekullisht, pasi një makinë që drejtohej nga një adoleshent doli nga rruga dhe përfundoi jashtë rrugës.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në veri të Virxhinias. Departamenti i Sherifit të Qarkut Fairfax thotë se aksidenti ndodhi kur një oficer ndaloi shoferin e një BMW 750, në atë moment ka ardhur adoleshenti me një BMW M3 të zi që po udhëtonte drejt veriut në autostradë me shpejtësi të madhe kur humbi kontrollin.

“BMW-ja u rrotullua, kaloi mesoren dhe goditi automjetin e anëtarit të komunitetit dhe më pas automjetin e oficerit,” tha departamenti i policisë së qarkut.

Sipas policisë, drejtuesi i BMW Seria 750 është dërguar në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën dhe është liruar nga spitali. Ndërkaq, drejtuesi i mitur i BMW M3 dhe dy pasagjerët e këtij mjeti kanë pësuar lëndime të lehta.