Vëllai i dizajnerit të njohur kosovar, Valdrin Sahitit, Dekorim Sahiti, disa ditë më parë është përballur me një kërcënim serioz nga një person.
Demokracia.com ka siguruar pamje të momentit kur Sahiti po ndiqej me kallashnikov nga një person deri në parkingun e ‘Hib Petrol’ në Çagllavicë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se gjithçka dyshohet se ka ndodhur pas një zënke në komunikacion mes Sahitit dhe të dyshuarit.
Rasti është hapur në polici dhe i dyshuari, B.G., mësohet se është nga një fshat i komunës së Prishtinës. Ai kishte nxjerrë armën automatike dhe e kishte kërcënuar Sahitin.
Njësitë policore e kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti për dy vepra penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.
Po ashtu Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me urdhër të Gjykatës, kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.
Si pasojë e përsëritjes së veprës, i dyshuari dje është ftuar sërish për intervistim, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…