Ukraina akuzoi forcat ruse për përdorimin e bombave me fosfor në fabrikën e çelikut në Mariupol në Azovstal ditën e sotme. Në një video që është postuar në mediat sociale shihet sulmi në fabrikë, ku janë strehuar forcat ukrainase, shkruan Daily Mail.
Pas javësh bombardimesh nga forcat ruse, Mariupol, i vendosur në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, është në duart e rusëve, por qindra ushtarë ukrainas po luftojnë deri në pikën e fundit.
Një numër i civilëve që ishin strehuar në fabrikë u evakuuan këtë muaj me ndihmën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe OKB-së. Videoja e sulmit nis me një pamje ajrore të fabrikës Azovstal, kur papritmas një raketë ruse shpërthen në ajër, duke lëshuar një shpërthim mbi ndërtesat e fabrikës, që tashmë janë dëmtuar rëndë.
📽️Russian forces using incendiary munitions to bomb Azovstal plant #Mariupol #UkraineRussiaWar pic.twitter.com/nHKvXatI1B
— MilitaryLand.net (@Militarylandnet) May 15, 2022
Nga larg, shpërthimet duken pothuajse si flakë zjarri, por në realitet janë një seri shpërthimesh të panumërta. Ukrainasit pretenduan se videoja tregonte forcat e Vladimir Putinit duke hedhur bomba fosfori 9M22S në Azovstal, që një zyrtar tha se digjen në temperatura mbi 2,000 gradë Celsius.
“Vetë ushtria ruse pretendon se janë përdorur predha thërmuese 9M22S me shtresa termite”, thanë ukrainasit.
Temperatura e djegies është rreth 2000 deri në 2500 gradë Celsius.
“Është pothuajse e pamundur të ndalosh djegien”, tha të dielën Petr Andryushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit.
Pas publikimit të videos, gratë dhe nënat e ushtarëve ukrainas të bllokuar në fabrikë thanë se kishin frikë se luftimeve rezistente po i vinte fundi.