Pavarësisht që imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha u rrah mbrëmë brutalisht nga tre vëllezërit Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi, namazi i xhumasë është falur në këtë xhami.
Veçse, sot në vend të imamit Zeqir Berisha, besimtarët mysliman të asaj ane e falën xhumanë me hoxhën Besim Gashi.
Aty ku pas faljes së drekës, ashpër iu drejtua hoxhës nga Podujeva njëri nga ndihmësit e imamit Berisha, duke akuzuar BIK-un që si ka dal në ndihmë atij.
“Edhe ju keni faj, edhe ju keni faj. Nuk po muj me ardh qatje se i kom nja dy a tre në shënjestër hoxhollar të juv qaty pa jau shti thojt në fyt nuk e la. Meje në men, se unë qyty me ta me mish e me shpiërt jam munu, e ju nuk i keni jep përkrahje. Nuk i keni dhënë përkrahje”, i drejtohet ai hoxhës nga Podujeva.