Deputetët në Parlamentin e Gjeorgjisë janë përfshirë në një përleshje të ashpër me njëri tjetrin.
Shkak është bërë pasi deputetet në pushtet ishin të gatshëm të miratonin projektligjin e diskutueshëm për “agjentët e huaj”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Projektligji është kritikuar nga vendet perëndimore dhe ka nxitur protesta në vend.
Pamjet e transmetuara në televizionin gjeorgjian shfaqën Mamuka Mdinaradzen, kreun e partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, një forcë shtytëse pas projektligjit, duke u grushtuar nga deputeti i opozitës, Aleko Elisashvili teksa fliste nga foltorja.
Incidenti shkaktoi një përleshje më të gjerë midis disa deputetëve. Pamjet shfaqën Elisashvilin duke u përshëndetur me brohoritje nga protestuesit jashtë ndërtesës së Parlamentit.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…