Kjo video tregon momentin kur një vajzë 20-vjeçare nga Ohio ka telefonuar numrin e urgjencës dhe i ka kërkuar ndihmë se nuk po ngadalësonte dot makinën e saj.
Në telefon dëgjohej zëri i një gruaje, e cila i jepte këshilla si të vepronte dhe ngjitur me makinën e saj ishte dhe një makinë policie.
Ngjarja ka ndodhur në një autostradë të Ohio ku kishte dhe trafik. Vajza e quajtur Ema, me ndihmën e këshillave që mori nga gruaja që ndodhej në telefon, ka tërhequr frenat e urgjencës, duke stabilizuar shpejtësinë e makinës.
Pasi ndaloi, policët kanë vrapuar drejt vajzës e cila ishte duke qarë dhe tepër e frikësuar. Policët u përpoqën ta qetësonin atë duke i thënë se tani çdo gjë është në rregull.