LAJME

VIDEO: Shembet një pjesë e aksit të rrugës së sapondërtuar Korçë-Ersekë

Rruga e re Korçë-Ersekë me gjatësi 35 kilometra pritet të inaugurohej në qershor të vitit të shkuar, por ndërsa të gjitha afatet janë shkelur, aksi jo vetëm që nuk ka përfunduar, por në një segment të tij të sapo ndërtuar, ka pësuar shembje masive duke e bërë atë të pakalueshëm.

Dëmtimi i madh i rrugës ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Qarrit.

Video e publikuar nga qytetarët e Ersekës:


“Tashmë kantieri është në një fazë shumë të avancuar, pjesa e parë e Lotit të Dytë është përfunduar në 99 %”, deklaronte kohë më parë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Rruga dytësore Korçë–Ersekë ka marrëmiliona euro nga buxheti i shtetit.

Kosto ka shkuar 60 milionë euro për një rrugë të kategorisë C, një karrexhatë me të paktën një korsi lëvizjeje për sens, 35 kilometra e gjatë dhe vetëm 8,5 metra e gjerë.

Related Post

Punimet për këtë aks nisën në qershor të 2013.

Tenderi për lotin e parë me gjatësi 17,6 kilometra, u fitua nga kompania A.N.K. me një ofertë prej rreth 17 milion euro.

Pas disa vitesh zvarritje kompania nuk i realizoi dot punimet dhe në 2017 u hap një tjetër tender prej 4 milionë eurosh për punime shtesë që u fitua po nga A.N.K.

Edhe tenderi i 2020 për pjesën e parë të lotin 2 u fitua po nga A.N.K, kompani në pronësi të Agim Kolës vëllait të ish-deputetit socialist, Ndue Kola.

Kësaj radhe vetëm për 4 kilometra rrugë të gjerë maksimumi 8,5 metra u shpenzuan plot 20 milion euro.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Netanyahu: Ka akoma, regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur

Duke iu drejtuar popullit iranian drejtpërdrejt, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i bëri thirrje civilëve të…

3 orë ago

Irani kundërpërgjigjet me 100 raketa në Tel Aviv, shpërthime në Jerusalem

Izraeli vijon sulmet ndaj bazave ushtarake dhe bërthamore të Iranit. Mediat raportojnë se Izraeli ka goditur…

5 orë ago

Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit

Ushtria izraelite thotë se “vazhdon të godasë” objektivat ushtarake iraniane pasi kreu një valë sulmesh…

6 orë ago

Sulmi izraelit, Irani thërret ambasadoren zvicerane për të paralajmëruar SHBA-në

Irani ka thirrur ambasadoren e Zvicrës në Teheran, Nadine Lozano, për t’i dorëzuar një paralajmërim…

8 orë ago

“U mblodhën në takim”, Izraeli thotë se i mashtroi komandantët iranianë dhe i goditi

Izraeli ka deklaruar se ka arritur të mashtrojë komandantët kryesorë të forcës ajrore iraniane që…

8 orë ago

Sulmi preçiz izraelit, predha hyn direkt në dhomën e gjumit dhe vr*t komandantin Iranian

Një faqe e cila identifikohet me shërbimin e spiunazhit Mossad, ka publikuar në TikTok pamje…

9 orë ago