Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur të shtunën pasdite parkun buzë rrugës ‘Hysë Popova’ në Prishtinë.
Një 11-vjeçareje iu vunë pas tre meshkuj të panjohur, të cilët më pas e dhunuan seksualisht.
https://www.youtube.com/watch?v=34Hzo-jDh5s&t=35s&ab_channel=KlanKosova
Por tmerri për viktimën nuk mbaroi me kaq, pasi njëri nga të dyshuarit e telefonoi vëllanë 10 vjet më të madh, i cili erdhi me veturën pikup dhe të dyshuarit dhe viktimën i largoi nga aty.
Pak më tutje, ai zbriti të tjerët, pos njërit e viktimës, me të cilën më pas kreu marrëdhënie seksuale dhunshëm në një vend të panjohur.
Dy vëllezërit u kapën e u dërguan fillimisht në mbajtje e të hënën gjykata ua caktoi një muaj paraburgim.
Tre të tjerë janë në kërkim dhe bashkë me të arrestuarit po ngarkohen për veprën penale të dhunimit.