Revolta e bizneseve në Vlorë kundër orës policore ka nisur që ditën e sotme.
Kjo është shoqëruar me momente tensioni mes bizneseve dhe policisë së shtetit.
Policia e shtetit ka shoqëruar në komisariat një administrator biznesi tek kompleksi Oslo sepse kishte të vendosur Himnin e Flamurit në sfond.
Bizneset në Lungomare protestë për orën policore, vendosin në sfond Himnin Kombëtar
Ora News ka siguruar momentin kur policia shoqëron dhe tërheq për ta futur në furgon administratoren e një bar dhe restoranti në Lungomare.
Biznesmenët nuk kanë pranuar dhe më pas i kanë shoqëruar në komisariat.