Vizita e presidentit turk në Shqipëri, Recep Tajip Erdogan ka ndryshuar gjithë rrjedhën e qarkullimit normal të mjeteve në vendin tonë. Për shkak se presidenti kishte shkuar në xhaminë e Et’hem Beut, i gjithë trafiku në rrugën e Elbasanit, u ndal deri në përfundimin e takimit të tij.
Por bllokimi në trafik për orë të tëra ka sjellë acarimin e gjithë drejtuesëve të mjetit, mes tyre edhe aktorit të humorit, Albano Bogdo. Ky i fundit ka dalë nga makina dhe duke bërtitur i ka kërkuar efektivët të Policisë që t’i hapte rrugën që të kalonte.
“O legjendë, pse bën sikur nuk dëgjon?! Hape rrugën të kalojnë makinat. Ju *** mu në Erdogan. Hapni pra rrugën që të kalojnë makinat,”-dëgjohet aktori.
Ndërkohë që efektivi i Policisë me qetësi nuk i kthen përgjigje por vijon me punën për të ndarë trafikun në zonë, për t’ju rikthyer normalitetit. Por pikërisht në këtë moment, aktori i afrohet dhe duke e prekur edhe fizikisht, fillon vetë që të drejtojë trafikun: Hë ç’a do bësh? Ndërkohë që për të qëndruar pranë kolegut të tyre, janë ofruar edhe efektivë të tjerë.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…