Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë tashmë ka nisur të festojë të bindur se janë fituesit e këtyre zgjedhjeve – ndonëse akoma nuk ka rezultate zyrtare.
Shumë njerëz janë mbledhur para selisë së Vetëvendosjes në Mitrovicë ku shumë prej tyre po mbajnë flamuj kombëtarë në duar derisa po brohorasin ‘Vetëvendosje’ dhe ‘Albin Kurti’.
Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Mitrovicë, Faruk Mujka, ka folur shkurtimisht për Klan Kosovën.
“Ne po festojmë verdiktin e qytetarëve sepse kemi thënë që 6 tetori do të jetë referendum dhe ashtu ka ndodhur”.
Në ndërkohë, kryetari i Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri është parë duke festuar bashkë me njerëzit që janë mbledhur para selisë së Vetëvendosjes.