FOTO&VIDEO

VIDEO/ Xhandarmëria serbe në Dumnicë të Podujevës

Banorët e fshatit Dumnicë e Epërme janë ndjerë të kërcënuar, kjo pasi që sot xhandarmëria e Serbisë ka kaluar në këtë pjesë.

Një dëshmitar i ka treguar Indeksonline, se ka parë 6 ushtarë serbë, deri sa ka qenë duke punuar tokën e tij.

Ai madje thotë se njëri nga ta kishte dhe një qen me vetë. Sipas tij ata i kanë parë mesditën e sotme, pasi ky fshat është në vijën kufitrare me Serbinë dhe i takon Kosovës.

Provokime të tilla ka pasur edhe më herët, kujtojmë ngjarjen e muajit mars të këtij viti, ku banorët e Karaçevës nga Kamenica, kanë shprehur shqetësimet e tyre, pasi që serbët kanë patrolluar pranë shtëpive të tyre.

Në anën tjetër, dje shteti serb, tha se s’do t’i hap kufijtë edhe për qytetarët e Kosovës, duke diskriminuar kështu shtetin tonë nga ata të regjionit.

Ndryshe, në Kosovë gjatë kohës së pandemisë një numër i madh i punonjësve serbë shëndetësorë hyrën në territorin tonë, madje vetëm dje dhjetëra vetura me rreth 100 mjekë erdhën përmes pikës kufitare në Merdare./


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

5 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago