LAJME

Viola Gjylbegaj, pedagogia e vetme shqiptare në Abu Dabi. Historia e dashurisë me djalin arab

Viola Gjylbegaj është e vetmja pedagoge shqiptare në Universitetin e Abu Dabit. Që prej vitit 2011 ajo jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka krijuar dhe familjen. Në një intervistë për gazetarin Andri Xhahu në emisionin “Në radio”, Gjylbegaj tregon se si u gjend në këtë qytet të largët të Lindjes së Mesme.

Pasi mbaroi “Shkollën pedagogjike” në Elbasan, studioi për Gjuhë e Letërsi Angleze dhe Gazetari në Universitetin “La Sapienza” të Romës. “Më pas aplikova për doktoraturë në Universitetin e Tor Vergata-s në Itali. Aty njoha dhe bashkëshortin, i cili është arab. Ai vazhdonte masterin për financë. Patëm një lidhje të shkurtër, gati katër muaj, sepse masteri i tij po përfundonte. Ideja ishte që të shkonte në Emiratet e Bashkuara Arabe për të kërkuar punë dhe më pas të shkoja tek ai kur të mbaroja doktoraturën.”

Gjatë kohës së doktoraturës në Itali, Gjylbegaj nisi të aplikojë online nëpër shkolla të ndryshme në Emiratet e Bashkuara. “Më erdhi shumë çudi kur isha në Itali dhe bëra intervistën e punës përmes telefonit. Mbaj mend që drejtori i një shkolle private më thotë: “A do të bëhesh drejtuese e Departamentit të Anglishtes?” Pranova! Të nesërmen më dërguan vizën, ofertën e punës, detajet e rrogës, përfshirë edhe shtëpinë.”

Duke qenë se Gjylbegaj kishte gradën e doktorit, vendos të aplikojë në disa universitete. “Kur aplikova në Universitetin Abu Dabi, shefi i departamentit që më intervistoi qëlloi të ishte nga Kina. Mbaj mend që kur po bëja intervistën me të, më tha: “E di pse të kam zgjedhur për këtë intervistë? Sepse Kina dhe Shqipëria janë miq.”

Që nga viti 2012, Viola Gjylbegaj është pedagoge në Universitetin e Abu Dabit, në Kolegjin e Arteve dhe Shkencave, departamenti i Komunikimit Masiv. “Aty mësohet për radio dhe televizion, produksion medieje dhe komunikim strategjik, dega ku jap unë mësim, në të cilën futet gazetaria e shkruar dhe marrëdhëniet publike.”

E pyetur se si e bën të ndihet fakti që është e vetmja pedagoge shqiptare në këtë universitet dhe a është shikuar ndryshe, Gjylbegaj përgjigjet: “Ndihem shumë krenare. Të qenit shqiptare nuk më ka penguar. Këtu e shikojnë Europën me shumë dashuri. Duan që njerëzit nga Europa të vijnë të punojnë në këtë anë të botës.”

Viola Gjylbegaj është autore librash dhe shkrimesh shkencore. Gjithashtu ka sjellë edhe shumë libra në shqip. Ajo kujton se përpara se të shkonte në Abu Dhabi, me paratë e përkthimit të librit “Fuqia e së tashmes” mundi të shkonte 10 ditë në Dubai për të takuar atë që sot është bashkëshorti i saj. Ky ishte takimi i parë pas një viti që qëndruan larg njëri-tjetrit për shkak të studimeve për doktoraturën.

Bashkëshorti i Gjylbegajt është arab nga Palestina. Bashkë kanë dy fëmijë, Adami, 7 vjeç e gjysmë dhe Xhulia, 3 vjeçe e 8 muaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

3 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

22 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago