LAJME

Vis Martinaj nuk ka vdekur, ndodhet në Kolumbi? Gazetari: Prokuroria ka zbuluar një numër kolumbian

Gazetari i kronikës, Julian Kasapi ka folur në lidhje me ndërhyrjen e forcave RENEA në shtëpinë e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, teksa ka thënë se ky operacion ka qenë një element procedurial.

Sipas tij kontrolli është shumë i vonuar dhe se duhet të ndodhte që kur Martinaj u denoncua i humbur nga familja e tij në verë.

Sakaq, Kasapi shtoi se ky kontroll i cili u raportua se erdhi si shkak i përgjimit të një telefonate nga burgu, ka rezultuar se Prokuroria ka dhe një numër që rezulton nga Kolumbia, por që është ende herët për të thënë nëse përdorej nga Martinaj apo dikush tjetër.

“Është element procedural, kontroll banese. Në mendimin tim është i vonuar sepse duke nisur që nga ngjarja që ndodhi në gusht me eliminimin e 3 personave, një prej tyre i afërm i Martinajt, patjetër që duhet të kishte veprime të tjera. Mendoj se kemi bashkimin e dosjes që është nisur në Kurbin sa i përket edhe ngjarjes që pretendohet se është zhdukur Martinaj.

Këtu shihet edhe miti që ka hedhur poshtë policia me ndërhyrjen, ka qenë mjaft e vështirë dhe për ta që të ndërhyjnë. Ka qenë gjithmonë e është, janë disa zona që nuk ka shkelur terren ose kur është shkelur ka pasur dhe indicie për armët, por nuk janë gjetur para që të bën përshtypje dhe tregon nivelin e organizimit të grupeve kriminale me kaq shumë uniforma policie e fenelina.

Kontrolli është shumë i vonuar, duhet të ndodhte që kur u denoncua i humbur nga familja. Kosheret e bletëve ku janë gjetur armët janë në një ambient të përbashkët mes 3 banesave, nuk und të themi që janë vetëm të Ervis Martinajt, por veprimi është i vonuar duke parë edhe historikun e ngjarjeve kriminale të fundit. Ky kontroll bëhet për shkak të dosjes “Plumbi i artë” por kemi dhe hetimin për zhdukjen e tij dhe besoj se SPAK ka marrë edhe këtë dosje duke i bashkuar ato.

Ka qenë një telefonatë e interceptuar nga burgu, prokuroria ka dhe një numër që rezulton nga Kolumbia, por që është ende herët për të thënë nëse përdorej nga Martinaj apo dikush tjetër. Bëhej fjalë për dosjen “Plumbi i artë”, ku jo vetëm për Martinajn por edhe për të tjerë janë bërë kontrolle në banesa”, u shpreh ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

2 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

21 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago