Kryeministri në detyrë i Qeverisës së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat Arben Vitia dhe Emilija Rexhepi, kanë vizituar sot Komunën e Malishevës, ku janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i shëndetësisë Liridon Hoti dhe zv/komandanti i stacionit policor në Malishevë, Zenel Halitaj.
Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se në javët e para kanë pasur probleme me furnizime, por tani janë stabilizuar dhe Malishevës nuk do ti mungoj asgjë, sa i përket furnizimeve me mjete mbrojtëse për sektorin e shëndetësisë.
“Malisheva është në top prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë dhe të gjitha veprimet do të koordinohen me komunën për marrjen e masave shtesë, përfshi edhe zvogëlimin e lëvizjes”, tha ministri Vitia.
Ai gjithashtu bëri thirrje dhe lutje për qytetarët në tërë vendin, që t’i zbatojnë këshillat për kujdes, pasi kjo është arma e vetme e luftimit të COVID-19.
“Virusi është i paparashikueshëm, prandaj kujdesi dhe mbajtja e distancës, është e vetmja mënyrë për ta luftuar”, tha Vitia.