Presidenti turk, Rexhep Erdogan, tha të enjten se homologu i tij izraelit, Isaac Herzog, do ta vizitojë Turqinë në mesin e muajit mars, kur Ankaraja po synon t’i përmirësojë raportet e tensionuara mes dy vendeve.
Duke folur në një konferencë për gazetarë para se të nisej për vizitë në Ukrainë, presidenti turk shtoi se të dyja vendet po synojnë që t’i përmirësojnë marrëdhëniet, shkruan Reuters.
Raportet mes Turqisë dhe Izraelit, edhe ashtu jo të mira, u tensionuan në pranverën e vitit të kaluar, pas fillimit të luftimeve mes forcave izraelite e Hamasit në Bregun Perëndimor. Mbi 250 persona u vranë, shumica palestinezë. Armëpushimi u arrit më 21 maj.
Më 8 maj të vitit të kaluar, presidenti turk e kishte quajtur Izraelin “shtet të terrorit”, pasi policia izraelite kishte shtënë me plumba gome dhe granata shoku në drejtim të të rinjve palestinezë që sulmonin me gurë afër xhamisë “Al-Aqsa”.
“Izraeli mizor, Izraeli shtet terrori pa mëshirë dhe pa etikë po i sulmon myslimanët në Jerusalem”, kishte deklaruar Erdogani më 8 maj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…