Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përmbyllur vizitën e tij në Shtetet e Bashkura të Amerikës.
Kurti këtë vizitë të tij e ka quajtur mjaftë të frytshme.
Ai përmes një postimi në facebook, ku edhe ka publikuar dhjetëra fotografi, shprehet se, në takimet që kishte ka folur për të arriturat e Qeverisë dhe për dy qëllimet kryesore të vizitës së tij.
E ato sipas tij janë, nxitja e interesimit për investime në Kosovë dhe avancimin e bashkëpunimit me qeverinë amerikane në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Nga aty u bëra ftesë biznesmenëve amerikanë, ashtu si edhe atyre shqiptaro-amerikanë, që të investojnë në Kosovë për ndërmarrje fitimprurëse për ta dhe për zhvillim edhe më të hovshëm socio-ekonomik për Republikën e Kosovës”, shkruan Kurti.
Postimi i plotë:
Vizitën time mjaft të frytshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përmbylla në Neë York, pas tri ditë takimesh të ndryshme në Massachusetss, Connecticut, Rhode Island.
Pata nderin të jem mysafir në Ëorld Affairs Forum, organizatë kjo me seli në Stamford të Connecticut, e cila nga viti 1946 organizon debate publike me liderë, diplomatë, ekonomistë, nobelistë etj., për tema globale në të cilat kanë rol të rëndësishëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fola për të arriturat e qeverisë sonë dhe për dy qëllimet kryesore të vizitës sime në shtetin mik dhe aleatin tonë më të rëndësishëm: nxitjen e interesimit për investime në Kosovë dhe avancimin e bashkëpunimit me qeverinë amerikane në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Nga aty u bëra ftesë biznesmenëve amerikanë, ashtu si edhe atyre shqiptaro-amerikanë, që të investojnë në Kosovë për ndërmarrje fitimprurëse për ta dhe për zhvillim edhe më të hovshëm socio-ekonomik për Republikën e Kosovës.
Në Massachusetss pata kënaqësinë të pritesha në takim nga guvernatori i këtij shteti, Charles Baker. Biseduam rreth mundësive për investime dhe për angazhimin e thellimin e bashkëpunimit me komunitetin shqiptaro-amerikan në Massachusetts.
Me ftesë të profesorit Michael Kennedy dhe Institutit Ëatson mbajta një ligjëratë e pastaj një bashkëbisedim të hapur me studentët dhe profesorët e Universitetit Broën, në Rhode Island, për aktivizmin, demokracinë dhe pushtimin ilegal të Ukrainës nga Rusia. Theksova se tani është më e rëndësishme se kurrë që demokracitë e botës dhe qytetarët e tyre të qëndrojnë të bashkuar.
Së bashku me ministrin e Shëndetësisë, dr. Rifat Latifin patëm një takim produktiv me drejtuesit e Neë York Medical College. Diskutuam për mënyrat sesi qeveria jonë dhe universiteti mund të bashkëpunojnë për të sjellë përmirësimet e nevojshme në institucionet shëndetësore të Kosovës.
Në Boston bëra nderime te varret e dy shkrimtarëve, burrështetasve dhe veprimtarëve shqiptarë, të cilët shënuan shekullin XX, Fan Noli dhe Faik Konica. Më pas bashkë me At Theofan Kaja u takova me mërgatën tonë në Katedralen historike Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit, ku Noli mbajti meshën e parë në shqip, më 23 mars 1908. Vizitë i bëra edhe Bibliotekës Memoriale të Nolit. Arkivistja Neka Doko na prezantoi veprat dhe trashëgiminë noliane, shumë të çmuar për popullin e historinë tonë.
Në Yonkers të Neë Yorkut u ndala për nderime të varret e tre vëllezërve Bytyqi. Sakrifica, patriotizmi dhe humanizmi i tyre është vlerë kombëtare mbi të cilën ndërtohet Republika e Kosovës, si shtet i pavarur dhe mbi të cilën përparon i mbarë kombi shqiptar. Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari që urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e Agronit, Mehmetit e Yllit, sikurse të të gjithë të vrarëve të tjerë nga shteti serb, të zbulohen dhe të dalin para drejtësisë.
Në 110-vjetorin e themelimit të Pan Federatës Shqiptare “Vatra”, takova në Neë York anëtarësinë e shoqatës më të vjetër shqiptare në ShBA. “Vatra” ka luajtur rol të rëndësishëm në luftën e shqiptarëve për liri dhe vetëvendosje. U kërkova që ta vazhdojnë misionin duke u angazhuar për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës.
Në vizitën që i bëra shkollës shqipe “Alba Life”, që vepron në të gjitha lagjet e Neë Yorkut, e theksova rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe për integrim pa asimilim. Vlerësova përkushtimin dhe përpjekjet e mërgatës për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare ndër breza dhe edukimin e gjeneratave të reja.
Në kuadër të iniciativës së qeverisë sonë për Dialogun me Mërgatën, në Bronx dhe Staten Island, takova mërgimtarët tanë që jetojnë në këto pjesë të Neë Yorkut. Së bashku diskutuam sukseset e shumta të vitit tonë të parë në detyrë dhe strategjinë për përfshirjen e mërgatës si kontribuese thelbësore në progresin e mëtejmë të Kosovës.
Për rëndësinë e diplomacisë kulturore dhe ndërlidhjen e artistëve të Kosovës me artistët e mërgatës tonë bisedova me artistë të fushave të ndryshme, të cilët i takova në Neë York, në një pritje të organizuar nga fotografi ynë i mirënjohur, Fadil Berisha.