Gjatë ditës së djeshme është raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në xhami në Graqanicë dhe kanë arritur të vjedhin arkën e xhamisë.
Sipas raportit të policisë rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë.
Arka e cila shërben për grumbullimin e parave për humanitet, sipas ankuesit në arkë kishte para të gatshme 20 euro dhe 1000 dinarë.
“Graqanicë 29.05.2021 – 16:10. Është raportuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në xhami dhe kanë arrit të vjedhin arkën e xhamisë. Arka shërben për grumbullimin e parave për humanitet. Sipas ankuesit, në arkë kishe para të gatshme 20 euro dhe 1000 dinarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…