POLITIKE

Vjen reagimi i Surroit: “Stella Consulting” s’është marrë as me leje, as me ndërtim të projektit në Brezovicë

Publicisti Veton Surroi, ka reaguar pas raportimeve se është bashkëpronar në kompaninë “Stella Consulting”, e cila dyshohet se është e përfshirë në një aferë të dhënies së ryshfetit për ish-kreun e Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, që u arrestua nën dyshimet për dallavere me leje ndërtimi në Brezovicë.

Surroi përmes një reagimi ka thënë se “Stella Consulting” ku edhe është aksionar, nuk është marrë as me leje e as ndërtim të projektit në Brezovicë.

Sipas tij kjo kompani është e përjashtuar nga çfarëdo përgjegjësie juridike, meqë kompania tjetër të cilës i referohet në reagim, thotë se ka kryer të gjitha punët nga fillimi deri në fund.

Reagimi i plotë:

Çdo dokumentacion ligjor para dhe pas fillimit të ndërtimit deri në mbarimin e veprës është realizuar nga kjo kompani, duke përjashtuar në këtë materje nga çdo përgjegjësi juridike “Stella consulting”.

Përgjigje ndaj një fushate

Për hir të sqarimit miqve të mi që janë trazuar nga fushata që po zhvillohet ndaj meje, po i shkruaj këto pak rreshta.

• Prej datës 22 dhjetor të vitit të kaluar janë botuar me dhjeta shkrime në disa portale duke më akuzuar për përfshirje në korrupsion në rastin “Brezovica” . As edhe një herë as njëri prej portaleve-prej atyre që profesion e kanë baltosjen deri te ato që e quajnë veten pjesë të gazetarisë hulumtuese-NUK kanë kërkuar informatë apo koment nga unë. Kjo është shkelje bazike e etikës profesionale.

• “Stella consulting”, aksionar i së cilës jam NUK është marrë as me leje, as me ndërtim e as me çfarëdo akti tjetër ekzekutiv të projektit. “Stella consulting” , si investim i huaj me aksionar mazhoritar z.Gentian Sulon (mik imi dhe afarist i respektuar i Shqipërisë) , i ka kontraktuar të gjitha veprimet e veta ekzekutive nëpërmjet një kontrate të pergjithshme me sistemin ” çelësa në dorë” përfshirë konsulencën paraprake tekniko-ligjore me një kompani tjetër të përzgjedhur në mënyrë të ligjshme midis disa kompanive dhe ka paguar çdo detyrim të ardhur nga kjo kontratë në mënyrë plotësisht të ligjshme dhe duke respektuar ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës. Çdo dokumentacion ligjor para dhe pas fillimit të ndërtimit deri në mbarimin e veprës është realizuar nga kjo kompani, duke përjashtuar në këtë materje nga çdo përgjegjësi juridike “Stella consulting”.

• Portalet e këtilla nuk ndiejnë përgjegjësi profesionale e as juridike për veprimet e veta. Sivjet bëhen NËNTË vjet prej kur është ngritur padia për shpifje kundër një portali. Gjykata në shkallë të parë pas PESË vjetësh konstatoi se portali dhe përgjegjësit e tij kanë shpifur kundër meje dhe u është caktuar dënimi me të holla. Prej atëherë kanë kaluar KATËR vjet dhe lënda pret për t’u shqyrtuar  në Gjykatën e apelit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

12 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

23 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago