FOTO&VIDEO

Vjosa arrin pikë kritike, Mersini: Do evokuojmë familjet që rrezikohen

Situata në lumin Vjosë ka hyrë në një pikë kritike, ndërsa reshjet e dendura dhe prurjet e ujit kanë çuar nivelin e lumit në 8.6 metra. Autoritetet lokale po monitorojnë me kujdes situatën, ndërkohë që ndërkaq janë evakuuar 13 familje nga zonat më të rrezikuara.

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, tha se situata mbetet e vështirë, por ka shenja stabiliteti për orët në vazhdim.

“Situata aktualisht është në pikë kritike, sepse prurjet në Vjosë janë në nivelin 8.6 metra. Por në orët në vazhdim, ne shpresojmë që do të ketë një ulje të sasisë, duke llogaritur që pjesa e jugut, që është pjesa që sjell prurjet e ujit në këtë nivel, ka një stabilitet prurjesh atje. Dhe kjo do të pasqyrohet për 12 orë gati. Kemi zona me rrezik për 6 familje, që nëse do të ketë pikë kritike, do të evakuohen. Aktualisht janë evakuuar 13 familje”.

Ndërkohë, Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Elidon Çela, konfirmoi se të gjitha strukturat e policisë dhe të emergjencave civile janë në gatishmëri për të ndërhyrë, nëse situata përkeqësohet.

“Edhe strukturat e policisë janë të gjitha në gatishmëri. Ne kemi vënë në dispozicion të gjitha mjetet e policisë. Policia dhe Emergjencat Civile do të ndërhyjnë kur të jetë e nevojshme. Jemi duke e ndjekur dinamikën e situatës dhe sipas situatës, do të merren hapat e duhur”, u shpreh Çela.

Autoritetet bëjnë apel për qytetarët që të qëndrojnë të informuar dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë, duke kujtuar se reshjet dhe prurjet e ujit mund të ndryshojnë shpejt, veçanërisht në zonat më pranë lumit.

Sipas parashikimeve, prurjet nga zona jugore, që furnizojnë pjesën jugore të lumit, kanë treguar një stabilitet të lehtë, çka mund të ndikojë pozitivisht në uljen graduale të nivelit të ujit gjatë 12 orëve të ardhshme. Megjithatë, situata mbetet e paqëndrueshme dhe strukturat e emergjencave civile dhe policisë do të vazhdojnë monitorimin e përhershëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago