Shefi i grupit parlamentar të LDK’së,Arben Gashi, ka thënë se Vjosa Osmani dhe dy deputetë të tjerë të kësaj partie, janë kundër rrëzimit të Qeverisë pasi kanë rezervat e tyre.
Ai ka thënë se Grupi Parlamentar e përkrah propozimin për rrëzimin e Qeverisë, teksa sa i përket Lumir Abdixhikut, tha se nuk është anëtar i grupit.
“Kemi shqyrtuar kërkesën e kryesisë së LDK-së për mocionin. GP përkrah propozimin dhe fillon procedurat për një gjë të tillë. Lumir Abdixhiku nuk është anëtar i Grupit Parlamentar, dhe nuk ishte pjesë e takimit. Osmani ka pasur mendim të ndryshëm, së bashku me dy deputetë të tjerë që kanë rezervat e tyre. Është e rëndësishme që të krijojmë një frymë të unike dhe një sinergji të veprimeve”, ka thënë Gashi.
Kujtojmë se dje pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, nga kryeministri Kurti, si dhe për çështjen e taksës, LDK ka vendosur të dalë nga koalicioni dhe të rrëzojë Qeverinë.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…