Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka dalë sërish kundër partisë së saj LDK-së kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Ajo e ka quajtur të panevojshëm dhe të papërgjegjshëm mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Osmani ka thënë me ndërtimin e qeverisë mes VV-LDK, shumica e qytetarëve janë ndier krenarë dhe se qeveria nuk varej nga votat e PAN-it dhe Listës Serbe.
Ndërsa Osmani, ka lavdëruar punën e institucioneve të vendit për punën e bërë në luftën kundër koronavirusit.
Ajo ka thënë se Ministria e Shëndetësisë, Infrastrukturës e FSK-së dhe ministritë tjera kanë bërë punë të mire në luftën kundër COVID 19.
Osmani ndërkaq ka thënë se mjekët kanë bërë një punë me vetmohim në luftën kundër koronavirusit.
Ajo ka thënë se sa më shumë teste që bëhen aq më mirë është.
Kujtojmë se në vendin tonë deri tani janë 170 persona të infektuar dhe 4 persona kanë humbur jetën.