Vjosa Osmani reagon ashpër për vdekjen e 26 vjeçarit, tregon se kush po shpif ne kohë pandemie e tragjedie

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani përmes një postimi në facebook ka reagur në lidhje më vdekjen e djalit nga Gjilani i cili beri vetëvrasje në Qendrën e Studenevetv derisa ishte ishte i karantinuar aty.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen Musliu për vdekjen e djalit. Osmani thotë se organet e drejtësisë të merren me zbardhjen e rastit.

Postimi i plotë:

Shpifje në kohë pandemie e tragjedie

Kosova dje humbi një të ri të shkëlqyeshëm, i cili me punën e zellin e tij ndaj mësimit e bënte krenar familjen, ndërsa nesër do ta bënte krenar edhe gjithë Kosovën. Ende pa u qartësuar rrethanat e vdekjes së tij, medie të caktuara, për fat të keq, ngarendin pas shpifjeve e dezinformatave, duke ia shtuar kështu dhimbjen familjes dhe secilit njeri racional që sot e ka vendosur njerëzoren mbi politizimin dhe bashkëndjesinë me familjen mbi keqpërdorimin e rastit për arsye politike.

Në vazhdën e këtyre dezinformimeve, medie të caktuara tani vendosin tituj si: “Vjosa Osmani e vetmja qe nuk e ngushëllon familjen Musliu”. Natyrisht që kjo është një gënjeshtër e pastër, pasi që unë kam reaguar mbrëmë, pra para 23 orësh, në profilin tim zyrtar në tëitter, kurse sot ia kam përcjellë Komunës së Gjilanit tegramin e ngushëllimit, në mënyrë që ata pastaj t’ia përcjellin atë familjes. Por, atyre që dëshirojnë politizim e keqpërdorim edhe në raste të një tragjedie të tillë të rëndë për familjen e për gjithë vendin, nuk u intereson e vërteta. Më të rëndësishme për ta janë disa klikime të fituara mbi shpifje e sajesa në kohë pandemie, sesa e vërteta.

Më poshtë po jua përcjellim tekstin e reagimit të mbrëmbshëm në Tëitter, si dhe tekstin e telegramit, i cili nëpërmjet Komunës së Gjilanit do t’i përcillet familjes.

————

KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Dr. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit

Dt: 04.05.2020

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E dashur familje Musliu,

Lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj, Agonit, e kam pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe si udhëheqëse e Kuvendit të Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tij.

Vdekja e Agonit, në lulen e rinisë, është ngjarje e trishtë, e cila i ka prekur zemrat e çdo qytetari të vendit dhe e ka pllakosur Kosovën në zi. Ajo ndodh në një kohë të rëndë për të gjithë ne, në rrethana të pasqaruara plotësisht. Unë shpresoj se organet e drejtësisë do të punojnë në zbardhjen e shpejtë të rrethanave të kësaj vdekjeje tragjike.

Si Kuvend i Kosovës ne do të mbështesim çdo nismë për hetim të pavarur e profesional, i cili do ta zbardhte përfundimisht gjithë çfarë ka ndodhur me familjarin tuaj pas kthimit të tij në atdhe.