POLITIKE

Vjosa Osmani reagon për heqjen e fotografisë së Presidentit Thaçi

Kryetarja e re e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar sërish në lidhje me heqjen e fotografisë së Presidentit Hashim Thaçi, pas marrjes së detyrës, duke e zëvendësuar atë me fotografinë e ish-Presidentit Rugova, për të cilën edhe një herë tha se nuk ka shkelur ligjin me një gjest të tillë, dhe ai veprim është në pajtim me Kushtetutën e vendit.

Pas takimit të mbajtur me shefen e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova, Osmani ka thënë se në asnjë moment nuk ka pasur largim, gjithnjë në respektim të ligjit, duke shtuar që interpretimet se Osmani dëshiron që t’i hakmerret dikujt janë të pavërteta.

“Në asnjë moment nuk është hequr, secili veprim ka qenë në përputhshmëri me ligjin dhe Kushtetutën. Në asnjë moment nuk ka pasur largim gjithnjë në respektim të ligjit. Interpretimet dashakeqe që unë dua t’i hakmerrem dikujt nuk janë të vërteta”, ka thënë Osmani.

Kryeparlamentarja Osmani e cila mori reagime nga Partia Demokratike e Kosovës për një gjest të tillë, sipas të cilëve Osmani ka shkelur Ligjin dhe Protokollon e Shtetit, tutje ka theksuar se ata të cilët dëshirojnë t’i qesin veprimet nga konteksti, do të duhej që para se të bënin një gjë të tillë të ishin vetë shembuj të respektimit të ligjit.

Kujtojmë se Osmani më 3 shkurt u zgjedh kryetare e Parlamentit me 65 vota pro dhe asnjë votë kundër, ndërsa gjatë ditës së djeshme zgjoi reagime të shumta pasi që zëvendësoi fotografinë e Presidentit Thaçi me atë të ish-Presidentit Rugova në zyrën e saj


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

5 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

9 orë ago