Vladimir Putin ka rregulluar kopje identike të zyrës së tij në Moskë në rezidencat e tij luksoze në mënyrë që të mund të punojë nga shtëpia në fshehtësi, ka zbuluar një nga ish-truprojat e tij.
Zyrat janë krijuar që të duken njësoj për të ngatërruar rusët e zakonshëm dhe vrasësit e mundshëm, transmeton klankosova.tv.
“Ai ka zyra në Shën Petersburg, në Soçi, në Novo-Ogaryovo. Ata janë identikë”, tha Gleb Karakulov, ish-truproja, e cila ka ikur nga Rusia.
“Kjo është, së pari, një përpjekje për të ngatërruar inteligjencën e huaj, në mënyrë që të mos ketë tentativa për vrasje,” i tha ai grupit mediatik të opozitës ruse Dossier Centre.
Novo-Ogaryovo është rezidenca zyrtare e Putinit në periferi të Moskës, shkruan telegraph.
Putin madje shkon aq larg sa dërgon autokolonën e tij me shpejtësi në aeroportin e Soçit ndërsa qëndron në rezidencën e tij, e cila ka pamje nga Deti i Zi.
“Të jep përshtypjen se ai po fluturon. Ata sjellin aeroplanin, kortezhin xhiron. Por në fakt, ai mbetet në Soçi,” tha z. Karakulov.