Vlora “derdhet” në rrugë, në zonën e gjelbër rikthehet trafiku i zakonshëm

Lajmi se Vlora iu bashkua zonave të gjelbra nga COVID-19, nxori në rrugë dhjetëra qytetarë, fëmijë, të moshuar si dhe riktheu trafikun e automjeteve në qytet.

Nga kjo e hënë në qytetin e Vlorës nuk duhet autorizim për të udhëtuar me automjet, madje as itinerari i lëvizjes nuk është i kufizuar për qytetarët. Edhe zgjerimi i llojeve subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, ka shtuar gjallërinë në qytetin jugor.

Privimi i gjatë i lëvizjes ka sjell ringjalljen e pasioneve dhe dëshirave për not, zhytje dhe aromë deti. Ndërkohë edhe bizneset turistike kanë nisur përgatitjet pasi deri në fund të muajit maj duhet të jenë përmbyllur përcaktimi i hapësirave te plazhit dhe lejeve të shfrytëzimit të tyre për të mirëpritur turistët e këtij viti “të brishtë” turistik.