“Vodhi shtëpinë e Benzema-s”/ Kush është drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit që e kërkonte policia spanjolle

Alfred Prodani, drejtori i Ujësjellës të Kurbinit u vu ditën e sotme në pranga dhe pritet të ekstradohet drejt Spanjës, pasi akzuohet për vjedhje.

Në vitin 2019, Berisha bëri publik një denoncim që i kishte mbërritur në inbox. Në atë denoncim thuhej se Prodani dhe një person tjetër akuzohen se kanë vjedhur banesën e sulmuesit të Realit të Madridit, Karim Benzema.

‘Ne pyetje nga qytetari i Laçit per Edvinin: Ku jane dy narkodrejtore qe jane zhdukur?! sb Pershendetje zoti Berisha jam nje qytetar nga Laçi, ma pyet pak kryeministrin ku ndodhen dy drejtoret nje te ujesjellsit e nje te kultures, apo jan ne burg ne spain ku akuzohen per vjedhjen e shtepis se Ralit te madritit benzema, qyteti i Lacit esht pa dy drejtorë.‘- shkruante Berisha në profilin e tij në Facebook, vite më parë.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.