POLITIKE

Von Cramon e quan përrallë deklarimin se Boltoni e jo Trumpi kishin ide për shkëmbim kufijsh

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, nuk po i beson deklarimeve të të Dërguarit Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenellin, se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk është e presidentit Donald Trump. Këto ajo i ka quajtur përralla.

Në një përgjigje të ashpër ndaj një postimi të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti në Twitter, Von Cramon ka thënë se në Kosovë liderët duhet t’i thërrasin mendjes e të merren seriozisht me politikën e jashtme.

“Mbrëmë Richard Grenell kishte thënë se shkëmbimi i territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë ishte ide e John Boltonit dhe lobistëve dhe tani atij i duhet të luftojë spekulimet dhe se kjo nuk ishte politikë e Donald Trumpit. Kur isha në krye të ekipit negociator, asnjë përfaqësues i SHBA-së nuk ka përmendur ndonjëherë shkëmbimin e territoreve”, ka shkruar Ahmeti sot gjatë ditës.

Në një reagim për këtë, Von Cramon ka thënë se popullit nuk duhet t’iu flitet më për këto çështje, por ka ardhur koha që të ketë seriozitet në politikën e jashtme.

“Sigurisht është faji i John Boltonit që njerëzit flasin për shkëmbime territoresh. Tani të gjorit Richard Grenell i duhet të luftojë këto spekulime… lëre. Thirrni mendjes e mos u tregoni më njerëzve këso përralla. Bëhuni serioz në politikën e jashtme më në fund. Ka ardhur koha”, ka shkruar ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

12 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

22 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago