POLITIKE

Von Cramon: Franca, Gjermania e Holanda i ndalën vizat – Macron ta kuptojë se duhet ta mbajmë premtimin

Kosova dhe Franca, pas takimit të kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Emmanuel Macron, nënshkruan dy marrëveshje bilaterale. Por, cila është rëndësia e tyre?

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është kthyer ditë më parë nga Franca me dy marrëveshje të rëndësishme për shtetin. Në njërën marrëveshje mundësohet zhvillimi i aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë franceze për zhvillim, kurse tjetra e lejon punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve.

Nënshkrimin e këtyre dy marrëveshjeve e sheh të rëndësishme edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në një përgjigje për Gazetën Express ajo thotë se nënshkrimi i tyre do të ketë ndikim për Kosovën në disa fusha.

“Përmes njoftimin jemi informuar se marrëveshjet janë njëra për Agjencinë Franceze të Zhvillimit, që do të pasqyrojë një prani më të madhe të Qeverisë franceze në Kosovë, si dhe mbështetjen në sektorin ekonomik privat, të sigurisë, mbrojtjes dhe sektorë tjerë”, ka thënë raportuesja e PE’së për Kosovën.

Viola von Cramon vlerëson se takimi i kryeministrit Hoti me presidentin e Francës, Emannuel Macron, është një hap i rëndësishëm, pasi që ky shtet ka qenë që një kohë skeptik për çështjen e vizave.

“Është një hap i rëndësishëm që kryeministri dhe presidenti Macron patën një takim dy palësh, pasi që deri më tani, Franca, Gjermania dhe Holanda kanë qenë forcat kryesore që do kanë ngadalësuar procesin e vizave për Kosovën. Ky ishte një hap i rëndësishëm për t’u përgatitur për samitin e së Dielës ku do të jenë të pranishëm edhe Merkel dhe Vuciq”, ka thënë ajo.

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian thonë se presidenti Macron duhet që të kuptojë se cka është në diskutim si dhe të përmbushë premtimin e dhënë.

“Ai gjithmonë përqendrohet shumë në aspektet gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sidomos për këtë arsye do të kemi një marrëdhënie të ngushtë me të gjashtë shtetet ndërsa liberalizimi i vizave është një nga parakushtet për këtë”, ka thënë ajo, duke shtuar se Franca duhet të ketë një angazhim më të mirë në Ballkanin Perëndimor, pavarësisht rezervave që kanë për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Është mirë që si Merkel ashtu edhe Macron janë personalisht të angazhuar në procesin e dialogut. Ata janë shumë të nevojshëm në mënyrë që BE të mund të drejtojë vërtet dialogun dhe ne shpresojmë se mund të ndihmojmë në një afat të gjatë për të arritur normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka përfunduar ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

1 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago