Ish raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’, ka vlerësuar se Serbia është ‘’shumë larg’’ anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Von Cramon, ka shtuar edhe se, me përjashtim të Bjellorusisë e Azerbajxhanit, asnjë vend tjetër vend tjetër s’është më larg anëtarësimit në BE se sa Serbia, përcjell Express.
‘’ Para se të flasim aktualisht, në rastin e Serbisë, për anëtarësim apo për opsion vetoje, duhet të ndodhin ende shumë, shumë gjëra. Vendi aktualisht është po aq larg nga një anëtarësim real sa pothuajse asnjë tjetër (me përjashtim të Bjellorusisë dhe Azerbajxhanit). Nuk kam shkruar se ata janë “kandidatë”. Thjesht kam vënë në dukje se nuk mund të jesh shumë më larg anëtarësimit në BE sesa Serbia. (Nëse i lëmë mënjanë shtetet e përmendura.)’’, ka shkruar ajo.
Këto komente, von Cramon i ka bërë në një replikë që ajo i ka bërë gazetarit të gazetës gjermane “FAZ” Michael Martens, i cili ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë ‘’mesazh’’ se Serbia do të ishte e gatshme që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian edhe pa të drejtën e vetos. /Express.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…