POLITIKE

Von Cramon mesazh direkt Vuçiqit për televizionin e Putinit: Po ndihmoni në përhapjen e propagandës ruse

Von Kramon i dërgoi një mesazh Vuçiqit dhe Qeverisë së Serbisë për shkak të televizionit të Putinit

Anëtarja e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian dhe raportuesja për Kosovën dhe Serbinë, Viola von Cramon, theksoi se është dukshëm më e rrezikshme t’u ofrohet ndihmë aktive përfaqësuesve rusë në përhapjen e propagandës sesa mos vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë.

Për shkak të pretendimeve se Serbia e ka miratuar hapjen e përfaqësisë së televizionit shtetëror propagandistik “Russia Today”, ajo i ka bërë thirrje Qeverisë dhe Presidentit të Serbisë që të shprehen qartë se në cilën anë janë.

Kujtojmë se Nova.rs të enjten ka njoftuar se Russia Today do të hapë përfaqësinë e saj në Serbi.

Von Cramon thekson se në Rezolutën e fundit të Parlamentit Evropian për Serbinë, e cila u miratua këtë muaj, thuhej qartë se ky vend duhet të harmonizojë politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në.

“Kjo përfshin ndalimin e punës së mediave propagandistike ruse të mbështetura nga shteti, përkatësisht Sputnik dhe Russia Today. Prandaj, Serbia nuk duhet të shërbejë si bazë për anashkalimin e sanksioneve të BE-së dhe platformë për përhapjen e propagandës ruse në vendet e tjera të rajonit. I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe Qeverisë së re të Serbisë që të tregojnë qartë se ku janë. Është një gjë të mos vendosësh sanksione, dhe krejt tjetër gjë është edhe më keq – të ndihmosh në mënyrë aktive përfaqësuesit rusë në përhapjen e propagandës. Kjo është jashtëzakonisht e papranueshme dhe vetëm do të dëmtojë më tej marrëdhëniet BE-Serbi”, thekson ajo.

Në prononcimin e saj për Nova-n, Von Cramon iu referua edhe konkursit për ndarjen e një frekuence kombëtare në Serbi.

“Në vend të hapjes së RT-së, nga vendimi i ardhshëm i REM-it për frekuencat kombëtare presim që të ruhen standardet më të larta evropiane dhe që përvojat e mëparshme të pronarëve të frekuencave kombëtare të vlerësohen në mënyrë të drejtë përpara se të caktohen të reja”, ka thënë ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim dhe ka miratuar përdorimin e bazave të…

2 orë ago
  • POLITIKE

Deklarata e Erdogan për Fitër Bajram: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i ashpër me NATO-n: Jeni frikacakë, do ta mbajmë mend

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

22 orë ago