EP Plenary Session - Debates on cases of breaches of human rights, democracy and the rule of law - Human rights violations by private military and security companies, particularly the Wagner Group
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e ka mirëpritur heqjen e barrikadave në veri, duke i konsideruar këto veprime të serbëve si provokim dhe të panevojshme.
Von Cramon, ka thënë se shpreson që kjo të jetë hera e fundit që qytetarët e Kosovës të provokohen me veprime të tilla.
Ajo ka shtuar se heqja e barrikadave është mirëpritur nga çdokush, veç Putinit.
“Besoj se të gjithë ne ndjehemi të çliruar. Kemi shpresuar për një kohë të gjatë që këto barrikada të hiqeshin nga ata njerëz që i kishin vendosur dhe që po i shtonin barrikadat në ditët e fundit. Po prisnim në prapavijë një marrëveshje. Barrikadat ishin provokim dhe gjë e panevojshme. Shpresoj që kjo të jetë hera e fundit që qytetarët e Kosovës janë provokuar nga këto veprime”, është shprehur ajo.
“Çdokush e ka mirëpritur këtë zhbllokim përveç Putinit apo Rusisë që gjithmonë kanë interes që të pengojnë integrimin evropian.” ka thënë Von Cramon për RTK.
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…