Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbërriti në Bucha, qyteti i vogël në veriperëndim të Kievit që është bërë simbol i tmerreve të luftës në Ukrainë, duke u quajtur një “Srebrenicë e re”.
Von der Leyen, i shoqëruar nga kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, kishte njoftuar se do të shkonte në Kiev në shenjë mbështetjeje për Ukrainën.
Dy liderët evropianë shkuan për të parë varret masive në Bucha ku u varrosën dhjetëra civilë të vrarë nga forcat ruse.
Në një postim në Twitter, Kryetarja e Komisionit deklaroi se në Butsa u shkatërrua njerëzimi dhe në mesazhin e saj drejtuar popullit ukrainas ajo ndër të tjera theksoi:
“Diçka e paimagjinueshme ka ndodhur këtu, ushtria e Putinit ka treguar fytyrën e saj mizore”, tha Von der Leyen me ankth përpara se të ndizte një qiri për të nderuar civilët e vrarë.
Më herët gjatë ditës, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel shkroi në Tëitter se një samit urgjent i BE-së do të mbahet më 30-31 maj.
Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…