POLITIKE

Vrapuesi kinez përfundon maratonën prej 42 kilometrash duke pirë vazhdimisht cigare

Një vrapues kinez mori pjesë në një maratonë duke pirë cigare njëra pas tjetrës dhe duke përfudnuar maratonën prej 42 kilometrash në më pak se tre orë e gjysmë.

Vrapuesi “Xhaxhai Chen” thithi cigare ndërsa përfundonte një garë me një shpejtësi mbresëlënëse – dhe nuk është hera e parë.

Chen, 50 vjeç, e përfundoi garën e mundimshme në vetëm 3 orë e 28 minuta dhe u rendit në vendin e 574 nga më shumë se 1500 garues.

Pasi fotot e Chen u bënë virale në faqen e mediave sociale “Weibo”, organizatorët e garës ndanë certifikatën e tij të garës dhe konfirmuan kohën mbresëlënëse të përfundimit.

Chen është fotografuar gjithashtu duke pirë ciagre njëra pas tjetrës, ndërsa merrej me ngjarje të tjera, duke përfshirë Maratonën Guangzhou 2018 dhe Maratonën Xiamen 2019.

Ai e përfundoi garën e vitit 2018 në 3 orë 36 minuta dhe në vitin 2019 në 3 orë 32 minuta, raportoi Canadian Running Magazine.

Mediat lokale thuhet se vunë në dukje se xhaxhai Chen pi duhan vetëm kur vrapon.

Chen fitoi famën për herë të parë kur garuesit e quajtën atë “Smoking Brother” gjatë maratonave në vitin 2017.

Shumica e përdoruesve të “Weibo” ndanë të njëjtën dashuri për çuditshmërinë e xhaxha Chen-it.

Por disa vunë në dukje se tymi i dorës së dytë mund të prekë shokët e tij konkurrent.

By-Shen shkroi: “Kushdo që vrapon pranë tij është i pafat”.

Ndërsa përdoruesi Oriental Mountain pyeti: “A është kjo një shkelje e dopingut?”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

14 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago