Dan Hutra, i ciki vrau tre gra në Tiranë ka dëshmuar në polici se nuk është penduar për krimin e trefishtë. “S’jam penduar. I bëra se desha.”, mësohet të ketë thënë autori. Hutra u arrestua pas disa orësh që ndodhej në kërkim nga policia.
Në fillim, Hutra ka plagosur me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në Astir. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, është larguar me mjetin tip “Benz”, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën “Rustem Haklaj” në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-partneres së tij.
Aty ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, autori ka lëvizur drejt Kamzës dhe ka ndaluar tek banesa e Etleva Kurtit duke e vrarë me armë zjarri. Dan Hutra është person me precedent të theksuar kriminal pasi rezulton i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Në vitin 2009, ai është dënuar me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, kurse në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga policia e Durrësit dhe po në vitin 2022 është arrestuar për tentativë vjedhje banesash.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…