“Monstra” – Vrasësi i 35 vjeçares vret vetën në prani të Policisë, refuzoi të dorëzohet

I dyshuari për vrasjen e 35 vjeçares shtatzënë  ka vrarë veten.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se Sokol Halili është lokalizuar sot nga Policia, dhe i njëjti ka bërë vetëvrasje, para se të dorëzohej tek autoritetet.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njesiteve tē Policise së Kosovës është arritur që të lokalizphet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.

Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet per zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, shkruan Sveçla.

Sokol Halili ishte në kërkim të Policisë qe gati dy ditë, si i dyshuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij.

Shtatzëna 35-vjeçare u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku kishte shkuar për të kryer lindjen e fëmijës së saj të parë.

Sipas familjarëve, viktima dhe i dyshuari për vrasje kanë qenë në prag të divorcit, si pasojë e dhunës së vazhdueshme fizike e psikike që viktima kishte pasur në vazhdimësi nga ish bashkëshorti i saj.

Ai është lokalizuar nga Policia dhe më pas ia ka marrë jetën vetes, ndërkohë që në anën tjetër viktima H.M u përcoll për në banesën e fundit.