LAJME

Vrasja e Martin Canit, kalon për gjykim çështja ndaj 14-vjeçarit të akuzuar si autor

Gjykata e Tiranës vendosi të kalojë për gjykim çështjen ndaj 14-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani, shkruan A2 CNN.

Gjyqtarja Migena Laska pranoi kërkesën e prokurorisë për dërgimin në gjyq të të miturit për “vrasje në rrethana cilësuese”. Në të njëjtën seancë gjykata ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga i akuzuari.

Gjatë seancës psikologia Lindita Hoxha ka shprehur dakordësi për vijimin procesit me gjykim të zakonshëm për shqyrtim me të detajuar të çështjes në themel.

Ngjarja ndodhi më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”. Konflikti mes dy adoleshentëve kishte nisur tre ditë më parë brenda ambienteve të shkollës për motive të dobëta. Edhe pse në dukje ishte shuar, ai u rindez sërish brenda shkollës.

Të dy të miturit u përplasën në tualetet e shkollës gjatë paradites dhe debatuan ashpër, por u ndanë nga roja i sigurisë. Pas mësimit, të shoqëruar nga miqtë e tyre, ata u takuan pranë shkollës, ku konflikti u përshkallëzua në një përleshje fizike, duke përfunduar me vrasjen e Martinit dhe plagosjen e Luisit.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Paç fat”: Ky është mesazhi i Trump për udhëheqësin suprem të Iranit, pas refuzimit për t’u dorëzuar

Presidenti amerikan Donald Trump i ofroi një mesazh udhëheqësit suprem të Iranit kur u pyet…

2 orë ago

Çeku ia ‘shuan ëndrrën’ Bajqinovcit, VV i hyn garës në kryeqytet me një “prizrenali”?

Ende pa e përfunduar plotësisht ‘muhabetin’ me zgjedhjet qendrore, Kosova ka hyrë tashmë në një…

5 orë ago

Khamenei drejtuar SHBA-së: Nuk do të dorëzohemi kurrë, nëse sulmoni – pasojat do të jenë të pakthyeshme

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se vendi i tij nuk do ta…

7 orë ago

Merz: “Irani është një regjim terrori”

"Do të ishte mirë, nëse do t’i vinte fundi këtij regjimi të Mullahëve": Kancelari Merz…

8 orë ago

PAMJE RRËQETHËSE/ Babai “shembet” në gjunjë kur trupi i djalit të tij, nxirret nga rrënojat e sulmit rus në Kiev

Forcat ruse kryen një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga fillimi i pushtimit në vitin…

9 orë ago

Prapaskenat/ Spiunë, dronë dhe IA… Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin?!

Izraeli e ka tronditur Iranin javën e kaluar në momentin që ka nisur një operacion…

10 orë ago